Reality show “Ferma VIP” është përfshirë nga një nga debatet më të forta të këtij sezoni, pas një përplasjeje të ashpër mes Adion Pukës dhe Mimoza Ahmetit.
Gjatë një diskutimi të tensionuar, Adioni hodhi akuza të forta ndaj Mozës, duke pretenduar se mbiemri i saj lidhet me origjinë serbe, një deklaratë që shkaktoi reagime të menjëhershme brenda fermës dhe në publik.
🎥 Shiko videon këtu:
Ky moment ka ndezur rrjetet sociale, ku videoja po shpërndahet me shpejtësi dhe ka marrë mijëra reagime nga ndjekësit.
Një pjesë e madhe e publikut, veçanërisht nga Kosova, ka reaguar ashpër ndaj Adionit, duke e konsideruar deklaratën e tij si të papranueshme dhe provokuese.
Në komentet online, shumë përdorues kanë kërkuar largimin e tij nga spektakli, duke e cilësuar situatën si një nga momentet më të rënda të këtij edicioni.
Ndërkohë, brenda fermës, atmosfera mbetet e tensionuar, me banorët të ndarë në qëndrime për atë që ndodhi.
Mbetet të shihet nëse produksioni do të ndërhyjë pas këtij incidenti, apo nëse vendimi do të lihet në dorë të publikut përmes votave.