Nuk është hera e parë që artistë të këtij niveli përdorin elemente të tilla vizuale. Drake është parë edhe në raste të tjera me aksesorë kuqezi, ndërsa edhe Kanye West ka publikuar më parë imazhe me motive që i ngjajnë simbolit shqiptar.
Kombinimi i dy emrave kaq të mëdhenj të industrisë globale të muzikës me një simbol kaq të fortë kombëtar ka ndezur menjëherë rrjetet sociale.Fansat shqiptarë kanë reaguar me entuziazëm dhe krenari, ndërsa shumë të tjerë po diskutojnë nëse bëhet fjalë për një trend mode apo një sinjal për bashkëpunime të mundshme artistike.
Megjithëse nuk ka një deklaratë zyrtare nga artistët për kuptimin e saktë të këtij simboli, prania e përsëritur e elementeve kuqezi në imazhin e tyre publik është parë nga komuniteti shqiptar si një moment i rëndësishëm përfaqësimi kulturor në skenën ndërkombëtare të muzikës dhe modës.