Aktorët e njohur turq Halit Ergenç dhe Meryem Uzerli, të famshëm për rolet e tyre si Sulejmani i Madhërishëm dhe Hyrrem Sultan, do të ribashkohen në ekran pas plot 15 vitesh.
Dyshja ikonike, që fitoi famë botërore me serialin historik “Magnificent Century”, do të jenë pjesë e filmit të ri të Sky Films me titull “Spring in Imroz”, një projekt që ka ngjallur menjëherë interes të madh te fansat.
Filmi do të drejtohet nga regjisori i njohur
“A është e mundur dashuria sërish në pranverë?” është pyetja kryesore që shtjellon ky projekt, duke premtuar një histori të thellë dhe prekëse për publikun.
Ribashkimi i Halit Ergenç dhe Meryem Uzerli konsiderohet si një moment i veçantë për industrinë e filmit dhe për fansat e serialit që i bëri ata të pavdekshëm në ekran.
Pas suksesit global të “Magnificent Century”, kthimi i tyre së bashku në një projekt të ri pritet të jetë një nga ngjarjet më të komentuara në botën e kinemasë këtë vit.
Ky bashkëpunim jo vetëm që rikthen nostalgjinë e një epoke të artë televizive, por gjithashtu hap një kapitull të ri në karrierën e dy aktorëve të mëdhenj.